Author Topic: US Mercenary “Took Part” in Gaddafi Killing; Sent to Assist Syrian opposition  (Read 1791 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline moladibari2009

  • New Member Group
  • *
  • Posts: 4
This article has been translated by a volunteer translator. Neither WL  or The Official WikiLeaks Forum shall be held accountable for errors.  The reader is welcome to check him/herself the original source linked  below, and to comment if there is an error or misinterpretation. If an  error is identified we shall endevour to correct it"

Global Intelligence Files: US Mercenary “Took Part” in Gaddafi Killing; Sent to Assist Syrian opposition

Original Forum URL: https://www.wikileaks-forum.com/index.php/topic,9681.0.html
Original Publishers URL: http://english.al-akhbar.com/content/blackwater-veteran-took-part-gaddafi-killing-asked-us-help-syrian-opposition

Translator: moladibari2009


"Zyrtarë qeveritarë amerikanë kanë kërkuar që një firmë amerikane  e sigurisë private të kontaktojë individë të opozitës siriane në Turqi për të parë "si ata mund të ndihmojnë në ndryshimin e regjimit," tha CEO i njërës prej këtyre firmave I tha Stratfor në një email të kompanisë I marrë nga WikiLeaks dhe Al-Akhbar.

James F. Smith, ish-drejtor i Blackwater, është aktualisht Shefi Ekzekutiv i SCG International, një firmë e sigurisë private me përvojë në Afganistan, Irak, dhe Libi. Në atë që duket të jetë e-mail I pare i tij për Stratfor, Smith deklaroi se "eksperienca e tij është CIA" dhe kompania e tij është e përbërë nga "ish-anëatrë të DOD (Departamenti i Mbrojtjes), CIA-s dhe të personelit të organeve ligj-zbatuese."

"Ne ofrojmë shërbime për të njëjtat grupe në formë trajnimi, të sigurisë dhe mbledjes së informacionit,",shpjegoi ai në Stratfor. (Dokumenti # 5441475)
Në një email në 13 dhjetor 2011 për zëvendës-presidentin e Stratfor-it për kundër-terrorizmin Fred Burton, të cilin Burton e kaloi tek stafi i Stratfor-it, Smith deklaroi se "[ai] dhe Walid Phares kishin mbulim nga ajri nga kongresistja [Sue] Myrick të angazhonin opozitën Siriane në Turqi ( jo-MB dhe jo-Katari) mbi një mision p[r të gjetur fakte për Kongresin. "

Walid Phares, i quajtur nga burimi si pjesë e "ekipit fakt-gjetës," është një qztetar libanezo-amerikan dhe aktualisht bashkë-udhëheq grupin këshillimor për Lindjen e Mesme të kandidatit republikan për president Mitt Romney.

Në një profil të Walid Phares botuar në (http://politics.salon.com/2011/10/07/romneys_scary_middle_east_advisor),  As'ad AbuKhalil jep detajet e histories së Phares 'me milicinë e krahut të djathtë gjatë luftës civile libaneze.

Sue Myrick, e cila dyshohet se po siguronte "mbrojtje nga ajri" për "ekipin fakt-gjetës", është një kongresiste republikane nga Karolina e Veriut e cila ka një rekord me pikëpamje ekstremiste pro-zioniste dhe anti-islamike.

Këta përfshijnë ngritjen e akuzës kundër përpjekjes së Dubai Ports World për të blerë portet e mëdha amerikane në vitin 2006 – duke etiketuar Shoqërinë Islame të Amerikës së Veriut si një grup i "xhihadistëve radikalë" - dhe duke kërkuar që ish- presidentit Xhimi Karter ti revokohet qztetaria për guximim për t'u takuar me Udhëheqësit e Hamasit në vitin 2008.

Aktualisht, Myrick është anëtare e Komitetit të Zgjedhur të Përhershëm të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për Inteligjencën, një komitet i Kongresit të ngarkuar me mbikqyrjen e Komunitetit Amerikan të Inteligjencës dhe është përfshirë gjithashtu edhe me Departamentin e Mbrojtjes dhe ushtrinë amerikane.
Në email-in e tij, "misioni i vërtetë" për ekipin fakt-gjetës ,Smith i tha Burton, ishte si "ata mund të ndihmojnë në ndryshimin e regjimit."

Për më tepër, e-mail shtoi se Smith kishte për qëllim ti ofrojë "shërbimet e tij për të ndihmuar mbrojtjen e anëtarëve të opozitës, si ai kishte ndërmarrë në Libi." Ai gjithashtu tha se Booz Allen Hamilton, një firmë konsulence amerikane e kontraktuar rregullisht nga qeveria amerikane për projekte civile dhe të mbrojtjes,"është gjithashtu duke punuar [me] Agjencinë (shënim I përkthyesit) në një kërkesë të ngjashme." (dok. # 5331882)

Smith kishte kontaktuar fillimisht Stratfor nëpërmjet një email drejtuar  themeluesit të tij, George Friedman më 15 shkurt 2011, në mënyrë që të falënderonte firmën private të zbulimit për "shërbimin e saj të shkëlqyer të raportimit dhe analizave."

"Shkëlqyeshëm  vetëm nuk mjafton - profesionalisht kompetent, i spikatur, i lidhur ngushtë, konciz janë të gjitha përshkruesit që përshkruajnë produktin e punës së organizatës suaj," shtoi ai me mjaft dashuri. (Dok. # 257534)

Ky email është dëergua nga Friedman për Burton, i cili gradualisht ndërtoi një marrëdhënie miqësore me Smith.

Deri në shtator, Smith ishte bërë një burim i madh për Stratfor. I Koduar LY700, ai i dha inteligjencë Burton mbi zhvillimet në Libi - ku Smith dhe kompania e tij ishin punësuar për të mbrojtur anëtarët e Këshillit Kombëtar Tranzitor Libian (NTC) dhe trajnimi i luftëtarëve rebelë libanezë pas zbatimit të zonës së ndalim-fluturimit në mars 2011. (Dok. # 121087)

Informacioni i Smith impresionoi Burton, i cili duke lavdëruar atë lëshoi një tjetër prej fyerjeve të tij me përmbajtje raciste, e "kjo po. Kjo është ajo që është përcaktuar si një burim i besueshëm. Jo disa akademikë Pakistanez llafazanë që gromësijnë dhe lëshojnë p…. "(Dok. # 5280688)

Një nga kontaktet e Smith ishte Mehdi el-Harati, një irlandezo-libian, i cili ishte komandant i Brigadës Revolucionare të Tripolit dhe zëvendëskomandant i Këshillit Ushtarak të Tripolit para dorëheqjes së tij më 11 tetor 2011. (Dok. # 966063)

Gjatë përfshirjes së tij me Stratfor, Smith ka dhënë informacion mbi raketat e humbura tokë-ajër (SAM) (dok. # 5321612) dhe gjoja "kanë marrë pjesë" në vrasjen e diktatorit libian Muammar Gaddafi. (Dok. # 3980511)

Në të njëjtën ditë kur Burton u informua për detyrën e re të Smithit në Siri, ai kërkoi një pasqyrë të opozitës siriane nga Këshilluesit e Startfor, Zucha dhe Aflano.
Zucha kontaktoi Ashley Harrison, një analist taktik, për më shumë informacion në thellësi rreth opozitës siriane. Harrison u përgjigj me një document të bashkangjitur 14-faqe me hollësi rreth grupeve kryesore dhe udhëheqësve të tyre.(Dok. # 5355211)

Gjurmët e e-mail-ave përfundojnë më 13 dhjetor, ditë para se serverat e e-mail-ave të Stratfor u vodhën, me Burton duke thënë se burimi i tij "është takuar me njerëz specifikë që përshkruhen si udhëheqësit kryesorë." (Dok. # 5293788)"
« Last Edit: May 11, 2012, 21:42:07 PM by Green »