Author Topic: GIF: Stratfor on the Australian Assange  (Read 1984 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline moladibari2009

  • New Member Group
  • *
  • Posts: 4
GIF: Stratfor on the Australian Assange
« on: April 16, 2012, 22:47:20 PM »
1.)   OriginalForumURL: https://www.wikileaks-forum.com/index.php/topic,9198.0.html
2.)   Original Publishers:   http://wikileaks.org/Stratfor-on-the-Australian-Assange.html
3.)   Translator:   moladibari2009
4.)   This article has been translated by a volunteer translator. Neither WL  or The Official WikiLeaks Forum shall be held accountable for errors.  The reader is welcome to check him/herself the original source linked  below, and to comment if there is an error or misinterpretation. If an  error is identified we shall endevour to correct it"


GIF: Stratfor on the Australian Assange



"Email-et e StratFor me: Stratfor për australianin Assange

E premte 2 Mar 2012, 00:00 GMT

Më 27 Shkurt, 2012, WikiLeaks filloi botimin për Dosjet e Inteligjencës Globale, mbi pesë milionë e-mail nga organizata e inteligjencës private Stratfor, një kompani amerikane me bazë në Teksas.

Në fund të 2010 shkëmbimi i e-mail-it ndërmjet Xhorxh Fridman, CEO dhe themelues i Stratfor, si dhe oficeri vëzhgues i  firmës bazuar në Sydney, Chris Farnham, ku Farham diskuton heqjen e shtetësisë australiane për Assange dhe dëshirën e tij për të vrarë kryeredaktorin e WikiLeaks.

Farnham pyet Friedman: "A është i mundur revokimi i shtetësisë dikujt për shkak të të qenit një kokëk..? unë nuk mërzitem për rrjedhjet e tjera (të informacionit shënim i përkthzesit.), por ato që ai ka bërë që potencialisht dëmtojnë interesat Australiane  më mërzitin mua. Nëse unë mund të “fikja” këtë kokëk.. pa “u lagur”, unë nuk mendoj se unë do ta kisha shumë problem. " (1050427)

CEO Xhorxh Fridman përgjigjet: "Është e mundur për revokimin e shtetësisë për shkak të të qenit kokëk.. përveçse në Australi, ku të gjithë nga Queensland dhe një pjesë të mirë të Australisë Jugore, së bashku me të gjithë Sydney Uni do të humbisnin pasaportat e tyre." (1050427)

Në një tjetër email, një ish-senator Australian nga Queensland, William (Bill) O'Chee brohoret arrestimin e Assange në Londër. O'Chee i shkruan Fred Burton, i Zëvendës-Presidentit të Stratfor për kundërterrorizmin dhe sigurinë e korporatave, si dhe një ish zëvendës shef i Njësisë Kundërterrorit në Departamentin e Shtetit(DOS) për Shërbimin e Sigurimit Diplomatik (DSS): "Urrrrrrrahhh ... Mjerisht [Assange] nuk pësoi një aksident me makinë rrugës". (370352)

Email-at janë shkruar një javë pasi Prokurori i Përgjithshëm Australian, Robert McClelland, njoftoi se ai kishte kërkuar të Policisë Federale Australiane (AFP), për të hetuar nëse Assange kishte thyer ndonjë ligj. McClelland nuk përjashtoi se Qeveria australiane po konsideronte anulimin e pasaportës së Assange.

Hetimi i AFP pak kohë më vonë që asnjë ligj Australian nuk ishte thyer nga publikimi i WikiLeaks i kabllogrameve të fshehta të Departamentit amerikan të Shtetit:

"AFP shqyrtoi materialin përkatës për shkeljet e mundshme Australiane nëse një hetim zyrtar është i nevojshëm. AFP ka përfunduar vlerësimin e saj të materialit në dispozicion dhe nuk ka provuar ekzistencën e ndonjë vepre penale, ku Australia mund të ketë juridiksion."

Deklarata e AFP detyroi Kryeministren australiane, Xhulia Gillard, që të tërhiqej nga komentet e saj më të hershme publike që publikimi i Wikileaks i kabllove të ambasadës ishte "ilegale".

Gillard vazhdoi refuzimin për të tërhequr mbrapsht deklaratën e saj "të paligjshme", si dhe vërejtjet e saj më vonë, shumë paragjykuese se: dhënia e informacioneve nga WikiLeaks ishin "një veprim i paligjshëm që ka shkelur ligjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës",  kanë rreyikuar Assange seriozisht, sidomos me rastin e ybulimit të fundit të WikiLeaks, të marra në një tjetër email konfidencial të Stratfor, se SHBA ka pasur një padi të fshehtë kundër WikiLeaks për më shumë se 12 muaj. (375123)

Dje, senatori Australian i të Gjelbërve, Scott Ludlam, i bëri thirrje Qeverisë Australiane për të zbuluar atë që di në lidhje me aktakuzën e vulosurur të SHBA.

"Qeveria e Australisë ka nevojë për të marrë një linjë shumë të drejtë për këtë me administratën e Obamës që ne nuk do të lejojë dhe ne nuk do të tolerojë transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara për t'u përballur me akuzat që potencialisht mund të ndalojë atë në burg ose në një vrimë si Gjirin e Guantanamos."

Në dhjetor 2011, ish kryeministri australian, Malcom Fraser, dhe dhjetëra figura të shquara publike duke përfshirë Noam Chompsky, Julian Burnside, QC, dhe udhëheqësin e të Gjelbërve, Bob Brown i bën thirrje ish-ministrit australian të Punëve të Jashtme, Kevin Rudd, për të mbrojtur Assange nga dorëyimi te SHBA. (http://www.images.smh.au/file/2011/ ...)

"Duke pasur parasysh atmosferën armiqësore në lidhje me Mr.Assange, ne kemi shqetësime serioze rreth sigurisë së tij në burgun amerikan. Ne konstatojmë se z Assange është një nënshtetas Australian, aktivitetet gazetareske të të cilit janë ndërmarrë krejtësisht jashtë territorit të SHBA"

Julian Assange ka qenë nën arrest shtëpiak për 449 ditë pa akuzë, pasi ai u lirua nga arresti nga burgu i Wandsworth në Mbretërinë e Bashkuar më 7 dhjetor 2010. Ai pret një vendim mbi ankesën e tij kundër ekstradimit nga Autoriteti Gjyqësor suedez, e cila u dëgjua para Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar më 1 dhe 2 shkurt.

Pas lirimit të Julian Assange nga një burg në Londër, ku ai ishte kthyer si rezultat i një urdhër-arresti të prokurorisë suedeze, Burton i tha SkyNews: "ekstradimi [në SHBA] është gjithnjë e më shumë i mundshëm". (373862).

Marrëveshja dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Suedisë lejon Julian Assange që të ekstradohet në SHBA sapo ai të arrijë në Suedi, dhe Suedia nuk ka kundërshtuar një ekstradimin për në SHBA që nga viti 2000.

Julian Assange është një botues ndërkombëtar që ka fituar çmim, dhe marrësi i Çmimit të Paqes të Sydney-t, çmimin Walkley për Kontributi më të Shquar të Gazetarisë në Australi, Çmimin Martha Gelhorn për Gazetari në SHBA, Çmimin të Libertz Victoria për fjalën e lirë, në mes tjerash .

 Dosjet e GI (Inteligjencës Globale shën. përkth): www.http://wikileaks.org/the ...
 Ju lutemi dhuroni: http://shop.wikileaks.org/donate"
« Last Edit: May 11, 2012, 21:43:10 PM by Green »