Author Topic: Wikileaks, se shpejti per vitin 1997  (Read 2988 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ASNF

  • New Member Group
  • *
  • Posts: 9
Wikileaks, se shpejti per vitin 1997
« on: September 06, 2011, 18:03:20 PM »
Source: http://www.balkaninsight.com/en/article/us-cables-may-detail-foreign-role-in-albania-s-aa997-unrest

Ndërkohë që mijëra kabllograma të klasifikuar të Ambasadave Amerikane kanë shokuar botën, tashmë Wikileaks mund të ndihmojë Shipërinë të zbulojë detaje rreth ndikimit të fqinjëve të saj, sidomos në vitin 1997.

Duke iu referuar 822 kabllove të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Z.Sabri Godo mendon se shqiptarët më në fund mund të mësojnë të vërtetën rreth vitit të errët 1997.
“Jam i bindur për një gjë, gjatë asaj kohe ne sigurisht kemi qenë nën vëzhgimin e të huajve. Gjërat nuk ishin të organizuara vetëm nga brenda”-thotë ai.

“Ngjarjet e vitit 1996 mund të mos kishin marrë kaq rëndësi nëse nuk do të ishte për mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por detajet se si kjo qe e mundur nuk janë zbardhur ende. Gjithsesi, ato i përkasin së shkuarës dhe ato nuk duhet të kenë ndikim në marrëdhëniet e sotme. Por sigurisht, Ne duhet të mbajmë shënime,” thotë Godo.

I pyetur për rolin e marrëveshjes për detin me Greqinë Godo shprehet se nuk do të ishte i surprizuar nga ndonjë ndërhyrje e Amerikës. Sidoqofte Amerika i ka mbështetur gjithmonë interesat tona. Kjo do te perhapë debat në botë dhe unë e konsideroj si një gjë me përfitime sepse qeveritë do të përballen me vështirësitë sepse ata qe s’dinë të shkuarën janë të destinuar t’i përsërisin gabimet.
« Last Edit: September 06, 2011, 20:20:03 PM by ASNF »