Author Topic: Berisha: WikiLeaks, Arsen Lupen i kohërave moderne  (Read 3217 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline ASNF

  • New Member Group
  • *
  • Posts: 9
Berisha: WikiLeaks, Arsen Lupen i kohërave moderne
« on: September 06, 2011, 20:36:41 PM »
Source: http://www.shekulli.com.al/shekulli/2011/09/04/berisha-wikileak/

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e kabllogrameve që implikojnë atë, familjen e tij dhe disa funksionarë të tjerë të lartë në afera të mëdha korruptive.

Në deklaratën e tij Berisha pranoi se ato që janë publikuar në kabllogramet e WikiLeaks janë shkruar edhe në mediat shqiptare duke pretenduar se ka pasur manipulim të informacionit nga ana e Wikileaksit ndërsa tjetër ai tha se e dënonte veprimin e vjedhjes së informacionit të bërë nga ajo. Dy gjëra këto të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Së pari, ajo që ju këshilloj është t’i lexoni sa më shumë. Së dyti, meqenëse më pyetët, kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar të akuzave dhe ndërakuzave të ndërsjella që forcat politike adresojnë ndaj njëra-tjetrës. Unë qëndrimet e mia ndaj Wikileaks i kam shprehur. Ai është një Arsen Lupen i kohërave moderne, ka bërë një vjedhje dhe këtu nuk ndryshon qëndrimi im ndaj zotërisë, i cili nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të vendit më të madh e të fuqishëm të botës. Kjo përsa i përket atij, përsa i përket pjesës tjetër, ju them lexoni sa më shumë. Ato, siç e keni parë, janë të gjitha një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, madje jo tërësisht e plotë njëqind përqind, por aty afër”, tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i maxhorancës tha se SHBA-ja mbetet mike e shqiptareve dhe jo partive. “Ju garantoj se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara janë të shkëlqyera, vlerësimi për ambasadorin Arvizu është i palëkundur. Ky vend mik e ka shumë të qartë qëndrimin e tij, mbështet shqiptarët e Shqipërinë dhe jo forca të caktuara politike. Tani, të komentoj për akuzat e mediave, ato janë komentuar shumë herë”, nënvizoi kreu i qeverisë” tha Berisha.